Winslet, e mrekullueshme në reklamën e re
22/02/2012 13:30
Kate Winslet duket e mrekullueshme në reklamën e fundit të firmës Lancome. Aktorja protagoniste e filmit ‘Titanic’ është përzgjedhur sërish si imazhi i firmës së kozmetikeve edhe pse në moshën 35-vjeçare.
Kate është bërë imazhi i Lancome në vitin 2007 dhe ka hapur edhe një linjë make-up-i të vetën, të ardhurat e të cilit shkojnë për bamirësi.
Aktorja britanike ndihmon me fonde fëmijët autikë që kur është takuar për herë të parë me nënën e një djali autik kur po realizonte një dokumentar.
Top Channel