Senegal, plagoset këngëtari Yousso Ndour

22/02/2012 03:30

Këngëtari dhe udhëheqësi i opozitës në Senegal, i mirënjohuri, Youssou Ndour u plagos në këmbë gjatë ditës së martë në një demonstratë të paautorizuar në Dakar.

Këngëtari i hitit “7 seconds”, është plagosur në momentin kur turma është shpërndarë, bëjnë të ditur burimet.

Ngjarjen e bënë të ditur mbështetësit e tij. “Yousso Ndour u plagos në këmbën e majtë, sipas ekzaminimit të një mjeku, por nuk ka ndërmend ta kthejë incidentin në një çështje shtetërore dhe për këtë arsye nuk do të bëjmë komente të tjera”, tha Charles Faye, përgjegjës për lëvizjen “Fekké ma ci boolé”, të krijuar nga vetë këngëtari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA