Obama ul taksat e korporatave

22/02/2012 21:30

Presidenti amerikan Barack Obama po propozon shkurtimin e taksave për korporatat amerikane nga 35 në 28 për qind, si pjesë e mëtejshme e reformës mbi taksat.

Republikanët propozuan kuota më të ulëta, por plani i presidentit Obama mendohet se do të ketë pak shanse që të kthehet në ligj.

Korrespondentët e mediave ndërkombëtare deklarojnë se presidenti po përdor planin për të nxitur një debat mbi reformën e taksave në kuadër të vitit elektoral.

Plani nuk përfshin një rishikim të përgjithshëm të sistemit të taksave, por disa pjesë të caktuara të tij. “Sistemi aktual i taksave për korporatat tona ka dalë jashtë mode, nuk është i drejtë dhe nuk është efikas”, ka deklaruar Obama.

“Është i komplikuar pa qenë nevoja dhe detyron bizneset e vogla të Shteteve të Bashkuara që të shpenzojnë shumë kohë dhe dollarë për të përmbushur detyrimet financiare”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, sekretari i Thesarit, Timothy Geithner e ka cilësuar sistemin aktual si joefikas, duke e vlerësuar si një faktor që ndikon negativisht në proçesin e krijimit të vendeve të reja të punës.

Ai tha se plani i Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit të Thesarit do ta bëjë sistemin e taksave më konkurrent në shkallë globale dhe do të eleminojë pikat e panevojshme të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA