Aktori Hugh Grant është shprehur se tani që ka mbushur 51 vjeç po fillon të kuptojë plotësisht femrat dhe pikërisht fakti që janë të vështira për tu kuptuar i bën edhe më tërheqëse ato.
“Unë i kam kuptuar shumë vonë femrat. Jam 51 vjeç dhe tani po e kuptoj
se sa budalla jam treguar në disa raste”, thekson Grant për revistën
‘Total Film’.
Gjithashtu ka rrëfyer se ashtu si të gjithë meshkujt edhe ai ka hyrë në “krizë” dhe këtë periudhë po e kalon duke iu përkushtuar makinave.
“Jam krejtësisht i fiksuar pas makinave të garave. Shkoj në pista, mësoj si t’i ngas dhe në shtëpi lexoj gjithçka për to. Është e çuditshme, por besoj se ka të bëjë me krizën e moshës së mesme”, shtoi aktori britanik.
Në fund Hugh Grant pranoi se i bëhet qejfi sa herë që emri i tij shfaqet në listat e meshkujve më seksi në botë.
“Ashtu si çdo mashkull tjetër edhe unë kam një ego dhe më bëhet qejfi me gjëra të tilla”, deklaroi Grant.
Top Channel