Gratë e futbollistëve shqiptarë

22/02/2012 19:15

Silvi van der Vartin, Viktoria Beckham, Olala Dominguez, Nagore Aramburu, Sara Carbonero, Aleks Kurran, Karoline Seliko dhe Kolin Runi.

Janë këto disa nga gratë dhe të dashurat më të famshme të futbollistëve në botë.

Janë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe konsiderohen si te perkedhelurat e fatit. Nese lidhja e tyre me nje futbollist nuk kurorezohet ne martese, kjo nenkupton nje aventure me shume ne historite e tyre te dashurise.

E megjithate ne faqe te ndryshme sportive si “Sport.es”, nuk ngurojne t’i vene ne gare me njera tjetren.

Tamara Gorro, e fejuara e Ezequiel Garay, është fituese e “Balón Rosa de Oro’ me 32 mijë vota duke lënë pas partnerën e De Geas dhe Irina Shayk, të fejuarën e Cristiano Ronaldos.

Victoria dhe David Beckham është cifti më i përfolur dhe më i njohur. Përveç profesionit të tyre, njihen edhe për “çmendurirat” dhe jetën e tyre bashkëshortore.

Por mesa duket femrat që kanë një karrierë të gjatë në botën televizive kanë tërhequr dhe futbollistet shqiptare. Igli Tare është martuar me një gjermane të quajtur Sandra, Altin Lala me italianen Vittoria, Altin Haxhi me bullgaren Ina, Adrian Aliaj me kroaten Ana, Arjan Beqaj me greken Meri.

Eva Devolli: Nënë dhe baba i fëmijëve tanë

Është nëna e dy fëmijëve dhe bashkëshortja e Bledi Devollit, futbollistit të ekipit të Luftëtarit.

Duke qenë se gjatë gjithë javës kryefamiljari është në grumbullim, pas pune Eva gjen gjithmonë kohë të kujdeset për veten, për Henrin dhe Esterin e vogël.

Ndërkohë që gatuan darkën, fëmijët presin me padurim zilen e derës. Babai i tyre futbollist është duke u kthyer nga stërvitja.

“Po të isha vetëm do isha më e çlodhur, por jo kaq aktive fizikisht e mendërisht. Detyrohem të bëhem babi e mami bashkë. Më e vështira është që të bësh njeriun që përkëdhel dhe ngre zërin njëkohësisht”.

Po Bledi sa e ndjen mungesën e fëmijëve dhe të bashkëshortes së tij? Si ndjehet kur at janë në stadium?

“E vështirë të jesh larg, ndiej mungesën e dy fëmijëe. Më merr malli pavarësisht se flasim në telefon dhe më e keqja është  kur janë sëmurë, Mërzitëm stresohem, e vuaj largësinë, por s’kemi çbëjmë, duhet të bëj punën. E vërteta është që me familjen në stadium gjithmonë kam fituar, më kanë sjellë fat”.

Pinë dicka të katërt së bashku dhe disa minuta më vonë shkojnë për të vënë në gjumë fëmijët. Dhe tani në gjumë! Shshshhs…është përralla e Pinokut.

Alma Ahmataj: Jeta ime përkreh një futbollisti

Kush tha se gratë e futbollistëve janë të varura nga bashkëshortët e tyre? Alma është një nga ato zonja që ka një status në shoqëri dhe në ambientin e saj të punës.

Është shefe finance dhe kur mbaron punën, ndodh që të shkojë dhe të marrë nga stërvitja, bashkëshortin e saj futbollist, Julian Ahmataj!
“Unë jam e pavarur në jetën time. Kam karrierën time dhe këtë duam të dy, që secili të ketë jetën tonë profesionale”, thotë Alma, e cila ka vetëm disa muaj që ka sjellë në jetë vajzën e saj të dytë, Borën, por tregon se Irisi shpesh bëhet xheloze për të.
Por si është pasditja në një familje me mbiemër të njohur në të gjitha fushat e futbollit?
“Në pasdite, pas një stërvitje të lodhshme i përkushtohemi fëmijëve, duan më shumë përkushtim, o luajmë, o rimë në shtëpi se kemi qenë gjithë ditën në punë, ose dalim në lokale ku ka lodra… Gratë e futbollistëve shtesë e përkëdhelur? Unë mendoj të bëj më tyë mirën për fëmijët dhe gruan. Alma ka zanatin e saj dhe kemi diskutuar që ajo të punojë dhe të mos bëhet shtëpiake”, thotë Ahmataj, i cili i bëri një surprizë, duke u përpjekur të gatuajë një byrek me gjizë ndërsa ajo ndodhej në studio.

Megjithatë, pasi kanë kryer të gjitha detyrat prindërore, këta dy të rinj nuk ia mohojnë vetes një kafe me miqtë ose edhe të dalat pas orës 12 të darkës në clubet e Tiranës.

Etleva dhe Endri Vrapi: E bëjmë vajzën futbolliste

Kohët e fundit mund të keni dëgjuar të flitet për kalimin e futbollistit Endri Vrapi në ekipin e Skënderbeut.

Mund të keni dëgjuar të flitet edhe për martesën e tij me Etlevën në qershor të vitit të kaluar.

Por, ndërkohë që Endri vazhdon të jetë futbollist aktiv, Eva kryen detyrën e saj si supervizore e suksesshme dhe me shumë objektiva për të ardhmen.

Megjithatë për momentin qëllimi i saj parësor është të sjellë në jetë një fëmijë. Është 5-muajshe shtatëzënë dhe sot ka ditën e vizitës. Gjithçka shkoi mirë,  por mesa duket babai i ri e ka një peng

“Thonë që djemtë i ngjajnë mamave dhe vajzat baballarëve. Eva është pak e zhgënjyer dje më është bërë qejfi mua, por është vetëm fillimi. Është ende herët për të folur për fëmijët, është fillimi. Çfarë do të bëhet vajza? Përse jo futbolliste”, thotë qendërmbrojtësi i Skëndërbeut dhe kombëtares.

Nga ana e saj, Ana shpjegon: “Ana shëndetësore ka qenë në favorin tim dhe të bashkëshortit dhe nuk e kam ndjerë shumë problemet e shtatzanisë. Largesa është e pranishme në jetën e një familje që ka një futbollist, por mundohemi ta harrojmë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA