Gjermani, ish-presidenti në spital

22/02/2012 18:35

Ish-presidenti gjerman Christian Wulff është shtruar në një spital të Berlinit për shkak të një problemi me veshkat.

Lajmin e kanë bërër të ditur mediat gjermane, sipas të cilave Wulff ka shkuar në spital mbrëmjen e së martës dhe ka qëndruar atje për disa orë.

Ish-kreu i shtetit dha dorëheqjen të premten e kaluar, pasi në dy muajt e fundit ishin zbuluar një sërë të dhënash kompromentuese ndaj tij, për marrëdhënie me biznesmenë të afërt.

Mediat vendase e përshkruan këtë vendim si një mbyllje dramatike për presidentin që përpiqej prej javësh të largonte nga vetja skandalin duke përdorur retorikë të sjellshme.

Por historitë dhe titujt kryesorë rreth shfrytëzimit të shtëpive të shtrenjta të pushimeve, pranimit të ftesave dhe përzierjes së interesave politike dhe ekonomike nga Wulff u transformuan në një roman me disa vëllime.


Ai u zëvendësua nga pastori protestant Joachim Gauck
. Megjithëse ishte zgjidhja e opozitës, kancelarja Angela Merkel iu nënshtrua, sic thanë mediat, presionit politik dhe mbështeti kandidaturën e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA