Francë, Strauss-Kahn lihet i lirë

22/02/2012 19:45

Ish-kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Kahn, është lënë i lirë nga policia franceze pas dy ditësh marrje në pyetje dhe mbajtje në izolim për akuzat e prostitucionit.

I çliruar nga akuzat e përdhunimit nga një gjykatë amerikane në vitin 2011, Strauss-Kahn është përfshirë në një skandal të ri, të klaneve mafioze të shfrytëzimit të femrave dhe pritet që në të ardhmen e afërt ai të rithirret në prokurori për të dëshmuar si dëshmitar apo i dyshuar.

Strauss-Kahn, dikur i konsideruar si njeriu me shanset më të mira për të mposhtur Sarkozy nëse do të përballej me të në zgjedhjet presidenciale në Francë, u mbajt në izolim në një komisariat në Lilë.

Emri i 62-vjeçarit doli në dritën e hetimeve për disa transaksione financiare të një grupi tutorësh dhe ai është i dyshuar edhe për shpërdorim të fondeve zyrtare. Vetë Strauss-Kahn i mohon të gjitha akuzat.

Përveç tij, edhe tetë persona të tjerë janë përfshirë në listën e të hetuarve të “Carlton affair”.

Disa prostituta kanë pranuar se kanë kryer marrëdhënie seksuale me ish-politikanin socialist. Ndonëse marrëdhëniet e paguara nuk janë një krim në Francë, policia kërkon të zbulojë nëse vajzat e dinin që po paguheshin me fonde shtetërore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA