Australi, ministri i jashtëm jep dorëheqjen

22/02/2012 09:35

Ministri i jashtëm i Australisë, Kevin Rud dha dorëheqjen pas konfliktit mes tij dhe kryeministres Xhulia Gilard.

Ai e bëri publik vendimin e tij në Uashington pas takimit me sekretaren amerikane të shtetit, Hilari Klinton. Kohët e fundit janë shtuar tensionet brenda Partisë Laburiste të Australisë për drejtimin e saj.

“E vërteta është se do ta mbaja detyrën e ministrit të jashtëm nëse do të kisha besimin e kryeministres Xhulia Gilard dhe ministrave të saj. Ditët e fundit ministry Sajmon Krin dhe një numër të pafytyrësh sulmuan publikisht integritetin tim dhe forcën time për të shërbyer si një prej ministrave në qeveri. Kryeministrja zgjodhi të mos i kundërshtojë. Kësisoj, pa dashur, mbërrij në përfundimin se ajo ndan me ta të njëjtat pikëpamje. E vërteta e thjeshtë është se nuk mund të vazhdoj të shërbej si minister i jashtëm nëse nuk do të kisha përkrahjen e Gillard”, u shpreh Rud.

Duke iu referuar mënyrës se si spostua nga Gillard në vitin 2010 Rud foli për një metodë të gabuar, e cila nuk duhet të përsëritet më. Ditët e fundit u shtuan spekullimet se përkrahësit e Rud po planifikonin sfidën e lidershipit.

Partia Laburiste po përpiqet të ruajë mbështetjen e votuesve në kohën kur Gilard po shënon rënie të popullaritetit. Lideri i opozites Toni Abot kryeson me 40% ndërsa ajo ka vetëm 37% të përkrahjes.

Rud shprehu dyshimet e tij për aftësinë e Gilard për të mposhtur liderin e opozitës në zgjedhjet e përgjithshme të 2013. Toni Abot thotë se paqendrueshmëria politike po e dëmton Australinë dhe qeveria nuk duhet të vazhdojë më.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA