Mijëra njerëz pa energji elektrike në Ukrainë/ I ftohti i acartë detyron njerëzit të kalojnë natën nëpër stacione metroje Të paktën 49 persona kanë vdekur në një incident të ndodhur të mërkurën në stacionin hekurudhor Once, në Buenos Aires të Argjentinës.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, të cilat duke iu referuar autoriteteve lokale saktësojnë se numri i të plagosurve është rreth 600.
“Treni ishte plot dhe impakti ishte i tmerrshëm. U dëgjua një zhurmë shumë e fortë. Treni nuk ndaloi”, ka treguar një prej pasagjerëve që udhëtonte në një nga vagonet në mes të trenit.
“Ndodhesha në vagon. Xhamat u thyen, njerëzit ishin të dëshpëruar dhe kishte gjak e të plagosur gjithëandej. Më pas janë hapur me forcë dyert”, ka treguar ndërkohë një dëshmitar tjetër.
Sipas informacioneve të mediave të huaja, treni dhe vagonët e tij kanë hyrë në stacion me 26 kilometra në orë dhe duke mos arritur të frenojë ka përfunduar në një trotuar.
Ministri argjentinas i Transporteve, Juan Pablo Schiavi nuk e ka përjashtuar mundësinë që bilanci i viktimave të rëndohet në orët e ardhshme.
Sistemi i asistencës mjekësore dhe emergjencave po punon në vendin e ngjarjes, i ndihmuar nga 15 ambulanca dhe zjarrëfikës që po përpiqen të nxjerrin personat e bllokuar në dy vagonët e parë.
Bëhet fjalë për tragjedinë e dytë më të madhe të këtij lloji të ndodhur në vendin latin. Në shtatorin e vitit të kaluar në një incident hekurudhor në lagjen Flores, po në kryeqytetin argjentinas, 11 persona humbën jetën dhe 200 të tjerë mbetën të plagosur.
Top Channel