Gjatë ditës së dytë të protestave për shkak të djegies së disa kopjeve të Kuranit në Afganistan, një person ka vdekur dhe 20 të tjerë janë plagosur në Kabul dhe Jalalabad.
Lajmin e bën të ditur BBC. Të martën, komandanti amerikan në Afganistan, Gen John Allen, kërkoi falje pas djegies së Kuranit: “Kur mësuam për këto veprime, ne menjëherë ndërhymë dhe i ndaluam ata.”
“Materialet e mbledhura do të dorëzohen tek autoritetet fetare. Ne po hetojmë incidentin dhe po marrim hapat e duhur që kjo të mos ndodhë kurrë më. Ju premtoj. Kjo ngjarje, gjithsesi, nuk ishte e qëllimshme”, deklaroi Allen.
Zyrtarët amerikanë sipas BBC mendonin se të burgosurit talebanë po i përdornin librat për të përcjellë mesazhe tek njëri-tjetri dhe mbetjet nga librat e djegur janë gjetur nga disa punëtorë lokalë në Bagram, në rrethinat e Kabulit.
Top Channel