Pas gjashtë cmimeve Grammy që mori në Los Anxheles, Adele fitoi dy trofe në ceremoninë e ndarjes së cmimeve britanike të muzikes.

23-vjecarja me zërin e pangatërrueshëm u kurorëzua këngëtarja e vitit në natën më të rëndësishme të muzikës britanike, si dhe u vlerësua për albumin “21” që ka shitur 12 milionë kopje në të gjithë botën.

“Jam krenare që jam britanike dhe mbaj flamurin tonë! Jam krenare që jam këtu me ju!”, deklaroi Adele.

Por një incident u shënua gjatë marrjes së cmimit për albumin më të mirë në Britaninë e Madhe. U dëgjuan fishkëllima në audiencë kur ajo u ndërpreu nga drejtuesi i spektaklit Xhejms Korden, për të prezantuar grupin pasardhës “Blur”.

Ajo e shpjegoi më pas gjestin e saj.“Nxorra gishtin e  mesit. Ishte për gjykatësit e Cmimeve Britanike, jo për fansat e mi”, tha ajo. “Ndjej keqardhje nëse kam ofenduar dikë, por gjykatësit ishin ata që më ofenduan mua”.

Duke kenduar “Rolling in the deep”, që tashmë është pagëzuar si himni i saj, Adele qetësoi të gjithë fansat për zërin e saj.

Nuk ishte vetëm ajo që mori cmime në Natën e Ndarjes së Cmimeve Britanike. Ed Shiran fitoi cmimin si artisti më i mirë mashkull. “Coldplay” u vlerësua si grupi më i mirë britanik për të tretën herë, Rihana, Bruno Mars dhe Fu Fighters u vlerësuan me cmime ndërkombëtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA