Strauss-Kahn sërish në polici

21/02/2012 00:00

Ish-Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominik Stros Kan u mor në pyetje nga policia, kësaj here si i përfshire në një rrjet prostitucioni.

Ai ndodhet aktualisht në një komisariat të qytetit të Lilës në veri të Francës. Policia kishte marrë në pyetje disa prostituta të cilat kishin pranuar se kishin patur marrëdhënie me të.

Stros Kahn këmbëngul se nuk kishte dijeni nëse gratë ishin prostituta. 62-vjecari dha dorëheqjen nga kreu i FMN-së në maj të 2011, i akuzuar se tentoi të përdhunonte shërbyesen e një hoteli në Nju Jork.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA