Libi, Misrati nuk është vrarë

21/02/2012 00:00

Gazetarja e njohur e televizionit libian, Hala Misrati, per të cilën u tha se ishte vrarë më 17 shkurt në një burg të Tripolit, shfaqet përmes një video-mesazhi.

“Eshte 19 shkurt dhe jam akoma gjalle”, tha ish-gazetarja e cila u bë e njohur gjatë raportimeve në kohën e konfliktit, kur ajo nxorri pistoletën në mbështetje të regjimit të Gedafit.

Ajo shpjegon se nuk është keqtrajtuar asnjëherë, madje revolucionarët e kishin trajtuar “si motrën e tyre”.

Në një interviste të publikuar nga televizioni arab “Al Xhazira”, prokurori i Përgjithshëm i Libisë tha se nuk kishte dijeni se kush kishte përhapur zërat për vdekjen e Misratit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA