Indi, në burg dy marinarët italianë

21/02/2012 10:45

Një gjykatë indiane ka lënë në arrest për dy javë dy anëtarë të marinës italiane, të akuzuar për vrasjen e dy peshkatarëve pak ditë më parë.

Marinarët u arrestuan të dielën në bordin e anijes italiane “Enrica Lexie” dhe u paraqitën përpara trupit gjykues ditën e hënë. Ngjarja ndodhi në brigjet e shtetit jugor të Keralasë të mërkurën e kaluar.

Autoritetet italiane deklaruan se barka indiane e peshkimit ishte sjellë në mënyrë agresive dhe kishte injoruar të shtënat në formë paralajmëruese.

Ato sqaruan se marinarët i qëlluan peshkatarët pasi i ngatërruan për piratë, por autoritetet indiane theksuan se peshkatarët nuk ishin të armatosur.

Ngjarja ka krijuar një incident diplomatik mes dy vendeve, me policinë indiane që ka hapur një hetim mbi vrasjet. Ministri indian i Mbrojtjes, AK Antony i ka cilësuar vrasjet si “shumë serioze” dhe incidentin si “një ngjarje fatkeqe”.

Ndërkohë, amabasadori italian në Nju Delhi u thirr nga ministria e Jashtme indiane për të dhënë llogari mbi ngjarjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA