Kristi Lamaj dhe Lei Kraja bëhen bashkë në projektin “UrbanGen”
Shpresa për të parë të ribashkuar Heidi Klum dhe Seal po shuhen. Edhe pse modelja dhe këngëtari janë shprehur se ndarja e tyre ishte miqësore dhe që do të vazhdojnë të mbajnë një marrëdhënie të mirë për fëmijët e tyre, një burim është shprehur se planet e divorcit po ecin para.
“Ata të dy janë parë me unazën e martesës në publik, por kjo nuk do të thotë asgjë. Divorci do të vijë së shpejti sepse Heidi Klum është shumë e vendosur për këtë”, është shprehur një burim pranë ish-çiftit për revistën ‘People’.
“Heidi nuk dëshiron të vuajë dhe kontaktet e saj me Seal i mban vetëm kur është shumë e nevojshme. Heidi po ndihet më mirë tani dhe nuk kërkon të stresohet”, shtoi burimi.
Heidi dhe Seal njoftuan ndarjen e tyre, pas 7 vitesh martesë më 23 janar, por ende nuk kanë firmosur letrat e divorcit.
Top Channel