Besarda: Ja pse u largova nga shtëpia e BB

20/02/2012 00:00

Nuk i rezistoi më shumë se 24 orë izolimit nga realiteti i jashtëm dhe vendos që të largohet nga shtëpia e Big Brother 5. Ky është vendimi i marrë nga Besarda, vajza e cila hyri në shtëpi si “vajza e produksionit” që do të hapte derën e shtëpisë për Florianin.

Por cfarë e shtyu vajzën të marrë një vendim të tillë duke hequr dorë nga aventura brenda shtëpisë së Big Brother dhe cmimi i madh? E ftuar në Pasdite në Top Channel, vetë vajza, pasi sqaroi se futja në shtëpinë e BB ishtë një ëndërr që iu realizua, shpjegoi kështu vendimin e saj:

“Ishte një ëndërr për mua të hyja në shtëpinë e BB. Në njëfarë mënyre e realizova atë, por aty brenda nuk u ndjeva rehat. Situata aty ishte ndryshe dhe unë nuk jam mësuar në këtë gjendje; gjatë gjithë kohës në syrin e telekamerave. Ndenja vetëm, u izolova për dhe atë pak kohë u tregova shumë e ftohtë përballë banorëve të tjerë. Mendova edhe tani e them që nuk po dukesha unë, me atë karakter që jam, e hapur, një person që se ka problem të shoqërohet me njerëz. Aty u fika si njeri. Me karakterin impulsive që kam atë mendim që më erdhi, atë bëra. Kështu vendosa kështu veprova, dola jashtë! Janë edhe disa gjëra personale që më bëjnë t’i vë pak komplekse vetes time se si do të dukesha jashtë”, thotë ajo.

Besarda tregoi në Pasdite edhe për impaktin e parë për banorët e tjerë dhe u shpreh se më shumë gjasa vendimi i marrë prej saj do të bënte të pendohej më vonë.

“Sot nuk mund të thëm nëse jam e penduar apo jo, por pas një jave apo pas një muaji, ndoshta do të pendohem. Jo të gjithë e kanë mundësi për këtë eksperiencë kaq të bukur, është një eksperiencë unike edhe për mua që ndenja pak orë”, u shpreh vajza.

Lidhur me të ardhmen Besarda tha se për pak kohë do të vijojë të qendrojë në Shqipëri, më pas do të udhëtonte drejt Italisë ku do të vijonte shkollën dhe pasionin e saj, modelimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA