Austri, princi holandez, rëndë por stabël

18/02/2012 00:00

Gjendja e princit të Holandës, Johan Frisco, i cili u godit të premten
nga një ortek bore në Lek të Austrisë, është e qëndrueshme.

Princi, që është ende në rrezik për jetën, ka kaluar një natë të qetë dhe pa komplikacione, bëjnë të ditur mediat evropiane.

Ndërkohë, prokuroria e Feldkirçit, në Austri, ka hapur një hetim për incidentin ku u përfshi anëtari i familjes mbretërore holandeze.

Ndërsa anëtarët e tjerë të familjes kanë mbërritur me shpejtësi në Insbruk, ku Johan është i shtruar në gjendje të rëndë në Klinikën Universitare.

Avioni mbretëror u ul mbrëmjen e së premtes në aeroportin St. Gallen-Altenrhein, në kufi me Austrinë dhe më pas monarkët e kanë vazhduar rrugën me makinë.

Hetimi, kanë saktësuar drejtuesit e policisë së Vorarlbergut, është një akt i detyrueshëm, por për momentin nuk ka persona të hetuar.

Gjithashtu, ditën e djeshme u krye një mbikëqyrje në zonën prej nga u shkëput orteku i dëborës. Ndërkohë, në Holandë qytetarët po mbajnë frymën pezull.

Disa vite më parë princi shkaktoi skandal me njoftimin për martesën e tij me Mabel Wisse Smith, një aktiviste e të drejtave të njeriut që dyshohej për miqësi me një bos të krimit. Për hir të dashurisë, Johanit iu desh të hiqte dorë nga kurora.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA