Siri, vdes reporteri i “New York Times”

17/02/2012 09:25

Korrespondenti i “New York Times”, Anthony Shadid, dy herë fitues i çmimit prestigjioz “Pulitzer”, ndërroi jetë ndërsa po raportonte nga Siria.

43-vjeçari besohet se vuajti një sulm azme, shkaktuar nga një reagim alergjik dhe e pati të pamundur të mbërrinte në kohë në spital për shkak të luftimeve.

Me origjinë libaneze, Shadid mbuloi pushtimin amerikan të Irakut dhe më pas shërbeu si një reporter për “Washington Post”.

Ai fitoi dy herë çmimet “Pulitzer” në vitin 2004 dhe 2010, ndërsa u nominua edhe një herë të tretë në 2011-n, për raportimet unike që mundi të realizonte nga vendet arabe gjatë revolucionit.

Shadid, një folës i rrjedhshëm i arabishtes, ishte një midis tre gazetarëve të “New York Times”, të mbajtur në kushte izolimi nga regjimi i Gaddafit për më shumë se një javë, marsin e shkuar.

Kryereaktori i “NYT”, Jill Abramson, u shpreh: “Anthony vdiq ashtu si jetoi, i vendosur për të dëshmuar në transformimet e ndodhura në Lindjen e Mesme”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA