Shërbimi izraelit: Të tjera atentate

17/02/2012 15:50

Pas ngjarjeve në Nju Delhi, Tbilisi dhe Bangkok, atentate të reja duken në horizont kundër objektivave diplomatikë të Izraelit nëpër botë.

Paralajmërimi është bërë sot nga LOTAR, enti izraelit për monitorimin e terrorizmit nëpër botë, që u këshillon izraelitëve që të marrin masa speciale sigurie gjatë vizitave jashtë shtetit.


Izraeli ka akuzuar Iranin
dhe lëvizjen Hezbollah për organizimin e atentateve, akuza që janë përgënjeshtruar nga të dyja palët.

Ndërkohë, policia në Tajlandë deklaron se është në kërkim të dy të dyshuarve të tjerë në lidhje me atentatet në fjalë.

Një nga dy personat dyshohet se është eksperti i bombave që ka stërvitur tre iranianët e arrestuar pas shpërthimit të së martës në Bangkok.

Ndërsa personi tjetër është ai që u dha shtëpinë me qera të dyshuarve të cilët shoqëroheshin nga një grua iraniane, e cila gjithashtu është shpallur në kërkim.

Aktualisht janë dy personat që po mbahen në arrest në Bangkok lidhur me atentatin e tre ditëve më parë, ndërkohë që një i tretë u arrestua në Malajzi në tentativë për t’u arratisur për në Iran.

Ata u zbuluan pasi një shpërthim i ndodhur brenda shtëpisë së tyre shkatërroi çatinë e ndërtesës në qendër të Bangkokut.

Dy nga personat arritën të largoheshin, ndërsa i treti u përpoq të ndalonte një taksi, por kur dështoi i hodhi një bombë asaj, ka bërë të ditur policia tajlandeze.

Më pas ai u rrethua nga agjentët e policisë dhe tentoi t’u hidhte një bombë edhe atyre, por bomba i shpërtheu fare pranë dhe për rrjedhojë ai humbi të dyja këmbët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA