SHBA, shmanget sulmi terrorist në Capitol Hill

17/02/2012 21:30

Agjentët e FBI-së në Uashington kanë arrestuar një person që ndoshta po përgatiste një atentat në selinë e Kongresit të Shteteve të Bashkuara.

Personi në fjalë, që sipas disa mediave është me origjinë marokene, ishte prej kohësh nën mbikëqyrje të rreptë.

Eksplozivi që dyshohet se do të përdorej u çaktivizua nga forcat e rendit dhe nuk përbën më rrezik për qytetarët, ka deklaruar një zëdhënës i FBI-së.

I njëjti burim ka shtuar më tej se agjentët e seksionit të anti-terrorizmit në Byronë Federale të Hetimeve po vijojnë hetimet për të zbuluar nëse i dyshuari ka bashkëpunëtorë.

Për momentin është herët të thuhet se kush mund ta ketë organizuar atentatin, por agjentët e FBI-së kanë shmangur së fundmi në të njëjtën mënyrë disa plane terroriste.

Ndër më të fundit është ai i shtatorit të vitit të kaluar, ku një 26-vjeçar me pasaportë amerikane, Rezwan Ferdaus, u arrestua pasi dyshohej për telekomandimin e disa avionëve me eksploziv drejt Pentagonit dhe Kongresit. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA