Tmerr në Ekuador, gjenden pesë koka njerëzish të varura në një plazh turistik me një mesazh kërcënues
Policia italiane ka lokalizuar dhe sekuestruar në Zvicër bonde të falsifikuara amerikane që kapnin vlerën e 6 mijë miliardë dollarëve.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave titujt shtetërorë mbaheshin në tre arka që mbanin vulën e falsifikuar të Federal Reserve.
Këto të fundit ruheshin në një bankë zvicerane dhe zbulimi u arrit falë bashkëpunimit që autoritetet e vendit helvet u dhanë agjentëve të Repartit Operativ Special të policisë italiane.
Duke u vënë në dijeni mbi ekzistencën e këtyre bondeve, për shkak të vlerës tejet të lartë dhe përmes hetimeve e përgjimeve telefonike, autoritetet italiane dërguan një grup prokurorësh në Zvicër, të cilët kërkuan konfiskimin e arkave dhe bondeve.
Tre arkat u hapën pak javë më parë dhe rezultatet që u gjetën në to ishin befasuese, si për vlerën e lartë të titujve, ashtu edhe për prodhimin e cilësisë së lartë të tre arkave.
U desh pothuajse një javë që të gjithë titujt të ekzaminoheshin dhe prova që ishin falso erdhi edhe përmes kontakteve me autoritetet amerikane.
Hetimi më pas u zgjerua dhe ditëm e premte, agjentët e ROS arrestuan tetë persona të përfshirë në këtë transaksion ilegal, në rajone të ndryshme të Italisë si Bazilikata, Lacio, Lombardi dhe Piemonte.
Top Channel