Në katër vite të shtetësisë imazhi i Kosovës nëpër botë, u paraqit në dy
anët e medaljes. Qeveria e vendit shpenzoi miliona euro në mënyrë që
Kosova të reklamohej në televizionet më me ndikim si CNN dhe BBC.

Megjithatë, impakti i raporteve negative, jo rrallë herë la nën hije ‘Kosovën e të rinjve evropianë’. Përveç, diplomacisë që bënë udhëheqësit e shtetit, lobimi për Kosovën mbase kishte edhe një veçanti të rrallë dhe padyshim që ajo është: diplomacia fluturuese e shqiptaro-amerikanit James Berisha. Avioni i pavarësisë, në katër vjetorin e shtetësisë gjendet diku në Sudan, atje ku James Berisha pësoi një aksident. Më pas, ai u burgos nga autoritetet e Eritresë, ku ishte arrestuar si nje shtetas amerikan te dyshuar per agjent te CIA-së. Megjithatë, për tri vite avioni i pavarësisë arriti të prekte gjithsej 95 shtete të botës.

“Me misionin tonë Fluturimi për Kosovën, kemi bërë një sensibilizim jashtëzakonisht shumë të madh. Momenti më i vecantë ka qenë Eritrea. 156 ditë kam qenë i burgosur, një gjë që më ka bërë të mendoj se nuk do t’i kthehem Kosovës i gjallë. Nuk jam penduar kurrë, pavarësisht vuajtjeve apo rreziqeve marrë parasysh vuajte, pa marrë parasysh  

Qëllimi i vetëm sipas Berishës ishte të fluturohet për Kosovën. Misioni i tij fisnik, për tri vjet kishte mbledhur jo më shumë se 300 mijë euro, ndërkohë që miliona të tjera qeveria kishte shpenzuat vetëm në reklama televizive.

Misionari shqiptaro-amerikan ende nuk ka përmbushur ëndrrën e tij. Pas tri vjet fluturimi rreth e qark botës James Berisha thotë se e gjithë sakrifica është bërë për popullin e tij kosovar.

Tani ai shpreson se qeveria kosovare së paku do të kontribuojë në kthimin e avionit nga Sudani dhe t’i dhurohet muzeut të Kosovës.

Në 4-vjetorin e Pavarësisë vetëm për një spot publicitar në CNN qeveria investoi mbi 1 milion euro. Përveç kësaj shume kjo reklamë do të mbahet mend, si një nga gafat më të mëdha. Në videon e reklamës të transportuar në CNN, simboli i pavarësisë së Kosovës, NeëBorn, dukej si Neëporn.

Spoti u permiresua pas reagimeve, ndersa Xhejmsi ende mbetet pa avionin e tij. Zevendeskryeministri Pacolli fatmiresisht ndihmoi qe piloti te kthehej shendoshe e mire ne shtepi, por qeveria ku ai ben pjese ndoshta duhet te beje edhe dicka me teper, per te mos e lene ende ne toke lobuesin vullnetar te Pavaresise.

Nga 17 shkurti i vitit 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë, shtetësinë e saj e kanë njohur gjithsej 88 shtete të botës. Në mesin e tyre nga 22 shtete të Bashkimit Evropian ndërkohë 5 prej tyre si Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qipro ende nuk kanë marr një vendim të tillë. Megjithatë legjitimiteti më i madh rreth shtetësisë së Kosovës erdhi në 2010 kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dha mendimin e saj se Kosova nuk kishte shkelur të drejtën ndërkombëtarë me shpalljen e saj shtet të pavarur dhe sovran.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA