Austri, princi holandez goditet nga orteku

17/02/2012 16:20

Princi holandez Johan Frisco është goditur nga një ortek në qytetin austriak të Lekut, kanë njoftuar autoritetet holandeze.

Sipas burimeve, princi 43-vjeçar mbeti i varrosur nën dëborë për rreth 15 minuta, derisa u shpëtua nga skuadrat e emergjencës.

Ai u gjet pa ndjenja, por iu rikthye frymëmarrja në vendin e ngjarjes pas ndërhyrjeve të grupeve mjekësore dhe u dërgua në spitalin e Insbrukut, bëjnë të ditur mediat austriake.

Për momentin nuk dihet asgjë mbi gjendjen e tij. Princi Johan është djali i dytë i mbretëreshës Beatrix të Holandës.

Anëtarë të ndryshëm të familjes mbretërore kanë qenë së bashku me pushime në Lek, në provincën perëndimore të Vorarlbergut.

Kryeministri holandez Mark Rutte konfirmoi për mediat evropiane se vetë mbretëresha nuk është prekur nga orteku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA