Çeçeni, masakër polici-rebelë
17/02/2012 18:10
Skena lufte anti-terror njësoj si nëpër filma, me helikopterë dhe artilieri të rëndë, janë regjistruar në malet me dëborë të Çeçenisë, në kufi me Dagestanin.
Në këtë zonë 13 policë dhe të paktën 20 rebelë kanë mbetur të vrarë pas disa ditëve luftimesh të dhunshme. Rreth 20 agjentë të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Ndërkohë, tre luftëtarë të tjerë janë vrarë në një operacion të forcave speciale në zonën e paqëndrueshme Kabardino-Balkaria.
Agjencitë ruse të lajmeve njoftojnë se bëhet fjalë për bilancin më të rëndë të regjistruar kohët e fundit në luftën kundër guerrilasve kaukazianë.
Top Channel