Mbledhja e grupit parlamentar socialist i është dedikuar tërësisht situatës së krijuar nga reshjet e dëborës.

Deputetët e zonave problematike kanë raportuar situatën e vështirë që po ndeshen banorët duke theksuar pamjaftueshmërinë e veprimeve të ndërrmarra deri më tani.

Qemal Minxhozi deputet i zonës së Matit tha se për Peshkopinë dhe Bulqizën nuk ka patur fond emergjece.
Deputeti qarkut Kukës Asllan Dogjani u shpreh 14 komuna ndodhen tërësisht të bllokuara ku disa prej këtyre komunave kanë 45 ditë pa energji elektrike.

Ndërsa deputeti Alfred Dalipi ngriti shqetësimin e mospërfshirjes së dërgimit nga ajri të ndihmave ushqimore për qarkun e Korcës, ku 16 fshatra të janë të bllokuar dhe pa energji elektrike.

Paulin Stërkaj tha se në zonat e Kelmendit dhe vermoshit janë lënë jashtë vëmendjes, duke shtuar se atje ndodhen të izoluara 400 famile ku asistenca e qeverisë është zero.Githashtu deputeti tjetër i Shkodrës Tom Doshi u shpreh se në këto zona duhet të ndërhyjë ushtria.

Në fund të mbledhjes foli Edi Rama, i cili ka vijuar së kritikuari qeverinë duke e akuzuar për shurdhësi përballë kësaj situate. “Opozita, – tha Rama, – tashmë e ka një inventar të situatës të cilën duhet ta bënte qeveria”. Kreu i PS-së theksoi se sot Shqipëria është përballë krizës së krijuar nga dëbora, krizës energjitike dhe përballë përmbytjeve të radhës.

“Kjo që shohim është vetëm njëra pamje e krizës dhe kriza nuk do të mbarojë as me mbarimin e dëborës dhe as me shkrirjen e saj.Por këto nuk janë orë për t’u zgjatur me marrinë e kryeministrit, sepse çdo orë që kalon rëndon më keq situatën e mijëra e mijëra shqiptarëve që po u shterrojnë ushqimet e mundësitë e mbijetesës në mes të dëborës. Nesër ne do të bëjmë publik planin tonë afatshkurtër dhe afatmesëm për krizën e dëborës, krizën energjitike dhe krizën e pritshme të përmbytjeve që do të pasojnë. Një grup deputetësh janë ngarkuar me përpilimin e këtij plani që do ta mbrojmë në seancën parlamentare të së enjtes”, tha Rama.

Rama shtoi se duhet te hartohen plane per t’u paraprire emergjencave te natyres dhe jot e marrim masa pasi ato kane goditur

 

Top Channel