Sulmet me raketa dhe dronë të rebelëve Huthi ndaj ushtrisë së Jemenit, të paktën 38 të vdekur dhe 29 të plagosur Kryeministri italian, Mario Monti nuk pranon të pajtohet me idenë se kriza e borxhit grek ekspozoi dobësinë e euros si monedhë dhe i bëri thirrje Fondit Monetar Ndërkombëtar të tregohet zemërbutë me shtetin Helen në diskutimet e dorëzanisë.
“Vetëm kështu, tha Monti gjatë fjalimit në Institutin Peterson për Ekonomi në Shtetet e Bashkuara, do të arrihet të shmanget një shpërthim i vërtetë ekonomik”.
“Të mos harrojmë se euro ka qënë jashtëzakonisht e qëndrueshme deri në fillimin e krizës së borxhit në Europë në 2010-ën. Të gjithë e kanë mendjen tek kjo krizë, por mendoj se të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm se kjo nuk është një krizë e euros. Euro vetë ka qënë mjaft solide si monedhë. Edhe pse shumë vende të eurozonës janë prekur nga kriza, ajo vetë nuk është lëkundur dhe kjo tregon shumë për elasticitetin e saj strukturor, institucional dhe atë të politikave të përbashkëta”, deklaroi Monti.
Apeli i drejtuar FMN-së për të ndihmuar Greqinë i referohej dhe faktit që në këtë mënyrë, fondi do të ndihmojë në parandalimin e një ngërci ekonomik edhe më të rëndë se ky i tanishmi.
“Sipas arsyetimit tim, shumë prej nesh në Europë, përfshi vendet anëtare që janë tradicionalisht në anën e maturisë dhe disiplinës, besojnë se ky është momenti kur duhet kthyer faqe e kur duhet asgjësuar rreziku i një shpërthimi të madh”, shtoi Monti.
Në Athinë qeveria dhe partitë ranë dakord për modalitetet e faljes së borxheve dhe pranimin e programit të ri të kursimeve. Por Greqia nuk shpëton as me këto vendime. Analistët i shohin zhvillimet e fundit nga njëra anë si rezultat të pavendosmërisë së BE-së, për ta trajtuar sic duhet problemin e Greqisë, dhe nga ana tjetër, si rrjedhojë e paaftësisë së pashembullt të politikës greke për të konceptuar zgjidhje të arsyeshme.
Top Channel