Japoni, plan për largimin e bazës amerikane

08/02/2012 20:30

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Japonia kanë rikthyer një marrëveshje të debatueshme, për zhvendosjen e dhjetëra mijëra trupave amerikanë nga ishulli i Okinauas.

Marrëveshja për të lëvizur marinsit, e firmosur në vitin 2006,  varej nga mundësia e zhvendosjes së bazës në një pjesë tjetër të territorit japonez, lëvizje që Tokio nuk ka mundur ta realizojë.

Megjithatë, të dyja palët kanë rënë tashmë dakord që të mos kushtëzojnë zhvendosjen me gjetjen e një vendi të ri, duke lehtësuar bisedimet.

Baza e Futenmas, pranë kryeqendrës së ishullit, Naga, prej kohësh ka shkaktuar polemika të shumta.

Banorët prej kohësh ankohen se mbajtja e një trupe të tillë të madhe ushtrake pranë qytetit është e rrezikshme dhe e zhurshme.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë 18 mijë marinas në bazën e tyre në Okinaua, nga 50 mijë trupa që mbajnë në total në Japoni, ku prezenca mbetet e fortë që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore.

Në bazë të marrëveshjes së vitit 2006, Uashingtoni lajmëroi për largimin e 8 mijë ushtarëve, që do të dërgoheshin në bazën e Guamit.

Në fund të vitit 2011, presidenti Obama lajmëroi për një rritje të prezencën amerikane në kontinentin aziatik, por njëkohësisht edhe për disa zhvendosje të rëndësishme bazash, midis të cilave parashikohej edhe ajo e Okinauas.

Top Channel