Sulmet me raketa dhe dronë të rebelëve Huthi ndaj ushtrisë së Jemenit, të paktën 38 të vdekur dhe 29 të plagosur
Sindikatat kryesore në Izrael shpallën një protest kombëtare që solli qëllimin mbylljen e institucioneve qeveritare, bankave, aeroporteve, porteve dhe shërbimeve hekudhore.
Në një komunikatë, sindikatat treguan irritimin e tyre për shkak të gjendjes së keqe të kushteve në punë, me shumë punëtorë që paguhen më pak nga sa e parashikon kontrata dhe u shprehën kundër heqjes së shpërblimeve dhe benefiteve të tjera, që Tel Avivi i ka shkurtuar në kuadër të masave për kursimin ekonomik.
Nga ana e tij, Ministri i Financave, Yuvul Steinitz, e konsideroi grevën si të panevojshme dhe të dëmshme për ekonominë e vendit.
Dhoma Izraelite e Tregëtisë vlerësoi dëmin e shkaktuar nga pezullimi i përgjithshëm i transporteve në vend në vlerën prej 100 milion dollarësh.
Greva erdhi pasi bisedimet e një mbrëmje më parë kishin dështuar. Aeroporti ndërkombëtar i Tel Avivit, Ben Gurion, u mbyll për gjashtë orë nga ora 6 deri në mesditë, duke shkaktuar rradhë të gjata dhe vonesa të shumta gjatë të gjithë ditës.
Top Channel