Dëbora, probleme në Gjirokastër

01/02/2012 18:00

Reshjet e dëborës së orëve të fundit kanë sjellë dhe problemet e para në akset kombëtare në Jug të vendit.

Aktualisht kalohen me vështirësi dhe vetëm me zinxhirë aksi Gjirokastër-Sarandë në Qafën e Muzinës dhe aksi kombëtar pranë Syrit të Kaltër.

Pritet që reshjet të vazhdojnë edhe gjatë natës, ndërsa ka rënie të ndjeshme të temperaturave. Trashësia e dëborës në këto akse është rreth 20 cm. Ndërkaq izolohen komunat e thella në të tri rrethet e Qarkut të Gjirokastrës.

Reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar probleme në qarkullimi e mjeteve edhe në aksin Kapshticë-Kozan. Policia kufitare ka njoftuar se nuk do të lejojë asnjë mjet të tonazhit të rëndë të qarkullojë në rrugën “Egnatia” për shkak se është e bllokuar nga bora dhe paraqet rrezikshmëri për këto mjete.

Sipas burimeve nga kjo policia për mjetet e vogla do të lejohet qarkullimi, por ato duhet të jenë të pajisura me zinxhirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA