Mourinho: 7 pikë nuk janë shumë

30/01/2012 14:25

Jose Mourinho, trajneri i Real Madrid, nuk mendon se shtatë pikët diferencë që ka në krye të klasifikimit ndaj Barcelonës së vendit të dytë janë shumë.

“Mbase për mediat 7 pikë janë një diferencë e madhe, por për mua jo. Mediat spanjolle kanë kërkuar të na përçajnë para disa ditësh dhe janë po këto media që shkruajnë tashmë se ne do të dalim kampionë dhe se Barcelona nuk mund të përmbysë renditjen”, theksoi tekniku për agjensinë portugeze të lajmeve ‘Lusa’.

“Unë jam i qetë dhe i përgatitur edhe për sulmet e tjera të mediave në momentin që Real do të barazojë apo humbë një ndeshje në të ardhmen”, shtoi ‘Special One’.

Real Madrid arriti të shtojë diferencën në krye të renditjes ndaj Barcelonës pasi fitoi 3-1 ndaj Real Zaragoza, ndërsa katalanasit nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0 në ndeshjen ndaj Villareal, në transfertë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA