Tenis, Djokoviç fiton “Australian Open”
29/01/2012 16:15
Serbi, Novak Djokoviç ka arritur të fitojë për herë të tretë në karrierën e tij turneun e tenisit “Australian Open”.
Në finale numri një në renditjen Botërore mundi numrin dy, spajollin Rafael Nadal, 3-2 me sete: 5-7; 6-4; 6-2; 6-7; 7-5.
Një takim maratonë ky që zgjati 5 orë e 53 minuta që ishte dhe finalja më e gjatë në historinë e “Grand Slam”-eve.
Ky ishte suksesi i pestë në një prej turneve madhorë për Djokovic, që në raftin e trofeve mban edhe një titull të “US Open” dhe “Wimbeldon”, që të dyja në vitin 2011.
Top Channel