Seria A, fiton Lacio, bie Inter
29/01/2012 17:50
Lacio kthehet në vendin e katërt në klasifikimin e Serisë A, falë fitores në Verona ndaj Kievos dhe njëkohësisht humbjes së Interit në Leçe.
Lacialët arritën të mundin Kievon me dy golat e Kloses dhe një të Hernanes.
Ndërkohë që Interi bie në në Leçe me golin e Xhiakomacit.
Leçezët tashmë janë tre pikë nga Siena e katërta nga fundi.
Në javën e 20-të të Serisë A, Roma u ndal në barazim në shtëpi nga Bolonja 1-1, dhe Napoli humbi në Genoa 3-2.
Ja dhe rezulatet e ditës së diel në kampionatin Italian: Cesena-Atalanta 0-1; Palermo-Novara 2-0.
Seria A, kryesohet nga Juventues, ndërsa Milan, Kaljari, Katania dhe Roma kanë nga një ndeshje më pak.
Top Channel