Milan-Tevez, sot vendimi përfundimtar

27/01/2012 11:10

Telenovela Milan-Tevez mbërrin të premten në serinë e saj të fundit. Milani ka vendosur një kufi dhe nuk do të negociojë më nga City, që tashmë ka një ofertë mbi tavolinë dhe i është bërë e qartë se ajo është e fundit.

Nëse klubi anglez do të hedhë poshtë ofertën, atëherë kuqezinjtë do të shkojnë deri në fund me blerjen e Maxi Lopez nga Catania. Sidoqoftë, e vetmja gjë e sigurt është që ditën e sotme do të përcaktohet se cili prej të dyve do të mbërrijë tek Milani.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, bisedimet midis dy klubeve prej disa ditësh kanë ngecur në të njëjtën pikë. Anglezët këmbëngulim me sinjalet e forta dhe shprehen se janë të pakënaqur nga oferta për huazim me të drejtë blerjeje, por nga ana tjetër nuk tërhiqen nga negociatat.

Për City, situata është e qartë, pasi Tevez nëse nuk do të transferohet tek kuqezinjtë, do të mbetet në skuadër dhe kjo do të thotë një shpenzim prej 9 milion eurosh në sezon vetëm paga, pa llogaritur bonuset.

Përsa i përket Maxi Lopez, marrëveshja është arritur me futbollistin dhe Catanian. Futbollisti tregohet i duruar, ndërsa i është dhënë garancia se nëse nuk do të mbërrijë në skuadër në janar, do të kalojë në “San Siro” gjatë merkatos së verës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA