Gençlerbirligi, skuadra që fiton…me magji

25/01/2012 00:00

Në kampionatin turk të futbollit, është një skuadër e cila po impresionon edhe tifozin më besnik të saj duke fituar vazhdimisht, edhe kur asnjë nuk e pret.

Të gjithë sportdashësit turq janë mësuar të shohin në krye Fenerbahcen, Gallatasarain apo Beshiktashin, por asnjëherë ekipin modest GençlerbirliÄŸi që është kthyer në surprizën e vërtetë të turneut.

Misteri për formën e mirë të këtij ekipi është shtuar me zakonet e cuditshme para dhe gjatë ndeshjeve, të trajnerit Fuat Capa. Tekniku 42-vjecar ndjek prej kohësh këshillat e një magjistari të njohur, i cili e udhëzon për taktikat dhe për episodet kulmore që do të ndodhin gjatë ndeshjes.

Në kufirin e besueshmërisë dhe të një orakulli të dyshimtë, të gjitha parashikimet janë vërtetuar dhe GençlerbirliÄŸi është në vendin e katërt aktualisht.

Por fiksimi i trajnerit Capa, për t’i besuar parashikimeve të magjistarit, ka krijuar polemika brenda skuadrës, pasi ndodh që aktivizohen lojtarë që janë edhe të dëmtuar. Drejtuesit kanë kërkuar nga trajneri që të ketë një sjellje më profesionale edhe pse nuk dihet nëse tekniku do të privohet nga një ndihmë e cmuar, duke parë këto rezultate.

Top Channel