Inter, klubet më prestigjiozë nuk heqin dorë nga pista Dumfries, ndërsa Luis Henrique pëlqehet në Angli
Dështimi për të gjetur një skuadër të re deri në këto momente të merkatos, për sulmuesin Karlos Tevez është kthyer në një makth të vërtetë. Numri i skuadrave të interesuara për sulmuesin argjentinas tashmë numërohet lehtë, ndërsa për vetë futbollistin problematik ka ardhur një tjetër masë financiare.
Drejtuesit e Manchester City kanë vendosur të gjobisin Karlos Tevez me 6 paga javore për shkak të mungesës së disponueshmërisë. Sulmuesi latin ka kaluar të gjithë këto muaj në vendlindjen e tij në Argjentinë, duke luajtur më shumë golf, sesa sportin që di të bëjë më mirë. Refuzimi për të luajtur si zëvendësues në Ligën e Kampioneve ndaj Bajernit, po i kushton Tevezit gjithnjë e më shumë.
Drejtuesit e Manchester City kanë thënë se argjentinasi Tevez ka humbur deri tani 6 milionë paund bonuse për besnikërinë, cka parashikohej në kontratë, si dhe ka ndalur pagesën prej 198 mijë paundësh në javë.
Top Channel