Cardif në finalen e Kupës së Anglisë

25/01/2012 00:00

Skuadra e Cardif do të luajë për herë të parë në historinë e saj, në finalen e Kupës së Ligës pas fitores ndaj Cristal Palace, vetëm me anë të goditjeve të penalltive.

Ky është verdikti i gjysmëfinales së parë të Carling Cup, që ka dërguar skuadrën nga Uellsi, në finalen prestigjioze që do të zhvillohet në stadiumin “Wembley”.

Për të vendosur fituesin mes skuadrave të divizionit të dytë, nuk kanë mjaftuar 210 minuta lojë. Fitorja 1-0 e Cristal Palace në sfidën e parë në Londër, u rikuperua me të njëjtat shifra. Por Cardif  shënoi rrjetën e vetme, pas një autogoli të Gardner. Cristal Palace mbeti me 10 futbollistë, por mbrojtja e miqve ishte në një ditë të mirë dhe dy kohët shtesë s’mundën të sjellin asgjë të re.

Nga pika e bardhë, futbollistët e skuadrës nga Uellsi, ishin më të saktë duke shënuar 3 penallti, kundrejt vetëm një rrjete të londinezëve. Kështu Kardif rikthehet në impiantin “Wembley” pas finales së “FA Cup” në vitin 2008.

Emri i skuadrës tjetër finaliste do të dalë nga dueli mes Liverpool dhe Manchester City, ku në sfidën e parë fituan “Reds” me shifrat 1-0.

Top Channel