NBA, LeBron fiton duelin me Bryant

20/01/2012 11:20

Majemi fitoi supersfidën e NBA-së përballe Lakers, në një ndeshje ku LeBron James dominoi të gjitha dyluftimet me rivalin e drejtëpërdrejtë, Kobe Bryant.

Vendasit e Hitsave u dukën dominues që prej fazave të para të lojës dhe për këtë dëshmojnë edhe 11 pikët e diferencës në fitoren 98-87.

James ishte më i miri në fushë me 31 pikët e shënuara, përfshi dy trepikësha dhe 8 asista. Nga ana tjetër, mbrojtja e vendosur e Majemit kufizoi Kobe në 24 pikë, ndërsa Lakers arritën të kishin një përqindje të ulët saktësie, prej vetëm 42% të gjuajtjeve nga loja të realizuara në kosh.

Në kryesim 52-37 pas dy pjesëve të para, vendasin u mjaftuan që të administronin lojën pas pushimit. Tek Lakers, Gasol realizoi një ndeshjet të mirë, me 26 pikë të shënuara dhe dhjetë topa të zotëruar në tabelë, por trajneri Mike Broën duhet të ndihet i shqetësuar nga paraqitja e dobët kolektive.

Në ndeshjet e tjera, treshja Marion-Noëitzki-Kidd, udhëhoqi Dalasin në një fitore të vështirë 94-91 në fushën e Jutah. Fiton edhe Hjuston, që regjistroi fitoren e shtatë radhazi përballë Nju Orlins (90-88).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA