PS: Mazhoranca shkel marrëveshjen

12/01/2012 22:55

Partia Socialiste ka kundërshtuar fort akuzat e lëshuara mesditën e së enjtes nga mazhoranca se ajo është duke bllokuar marrëveshjen e 14 nëntorit.

Përkundrazi thotë opozita, është  mazhoranca ajo që nuk po i përmbahet marrëveshjes për pikat që kanë të bëjnë me reformën zgjedhore, rregulloren e parlamentin dhe më pas ligjet me 3/5 janë pika e tretë.

Taulant Balla Sekretar i grupit parlamentar të PS, ka  reaguar pas deklaratës për shtyp të dalë nga  zyrat e Kryetares së Kuvendit, në përfundim të  konferëncës së krytarëve.

Në emër të kryetarit të Grupit Parlamentar Socialist, deputeti Balla thotë se “Në Konferencën e Kryetarëve, Kryetari ynë i Grupit nuk ka refuzuar fillimin e punës për projekt-ligjet që kërkojnë tre të pestat e votave të Kuvendit. Të gjitha këto projekt-ligje janë prej kohësh tashmë pjesë e punës së përditshme të përfaqësuesve socialistë në Komisionin e Ligjeve, të cilët po përgatisin qëndrimin tonë në atë komision për secilin nga projektet e paraqitura nga qeveria.

Puna e tyre, thuhet në deklaratën e zotit Balla, bazohet në afate të përcaktuara, paraprakisht, që lidhen me domosdoshmërinë për të realizuar në afatin e paracaktuar bashkarisht me palën tjetër miratimin e projekt-ligjeve në fjalë. Pikërisht këtë ka nënvizuar Kryetari i Grupit Socialist në Konferencën e Kryetarëve, duke kërkuar kohën e nevojshme për fillimin e punës në komision nga ana e përfaqësuesve tanë. Ngutja e palës tjetër dhe sidomos arbitrariteti në vendimmarrjen e Konferencës së Kryetarëve nuk e justifikojnë as qëllimin e përbashkët për ta mbyllur këtë proces në mars e as domosdoshmërinë që ky process të jetë serioz, cilësor e transparent”, theksohet në deklaratën e Sekretarit të Grupit Parlamentar Socialist e cila mbyllet me  rikonfirmimin e vullnetin e plotë politik e qytetar të PS, për ta përmbushur angazhimin ndaj vendit e ndaj Bashkimit Europian në këtë proces.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA