Stefano Domenicali, shefi i skuderisë Ferrari, ka konfirmuar nga grumbullimi i përvitshëm në Madonna di Campiglio që prezantimi i makinës së re të skuderisë italiane do të bëhet më 3 shkurt, në Maranello.
“Do të ketë shumë ndryshime nga sezoni i kaluar dhe shpresojmë që të jetë kompetitive sepse kjo është gjëja më e rëndësishme. Ka koncepte të reja që kurrë nuk i kemi vënë në zbatim më pare në makinat e tjera”, konfirmon Domenicali.
Nuk dihet ende emërtimi i makinës së re Ferrari që do të garojë në sezonin që pritet të nisë në muajin mars.
Gjithashtu nuk dihet se kush nga pilotët (Fernando Alonso apo Felipe Massa) do ta provojë i pari makinën.
Testet e para do të nisin në datën 7 shkurt, në cirkuitin e Jerez (Spanjë).
Top Channel