Pogradec, kapen grabitësit e dyqaneve

09/01/2012 00:00

Arrestohen 4 të rinj nga Pogradeci pasi kane kryer një numer të madh vjedhjesh gjatë këtyre dhjetë ditëve.

Pasi jane siguruar te gjitha provat e nevojshme, te cilat implikojne 4 personat, policia ka vene ne pranga shtetasit Niko Yzellari 19 dhe tre adoleshente 16-vjeçar. Sipas te dhenave 19-vjeçari Yzellari se bashku me 3 minorenet kane kryer vjedhje te ndryshme ne banesa, dyqane dhe pika shitjesh ne qytetin e Pogradecit.

Brenda nje afati te shkurter kohor grupi i te rinjve ka vjedhur 5 ndertesa dhe dyqane ne qytet duke shkaktuar deme ne vlera te ndryshme. Ndaj 4 te rinjve rendon akuza per vepren penale te “Vjedhjes te kryer ne bashkepunim”.

Top Channel