Juventus, Krasic do qendrojë

09/01/2012 00:00

Milos Krasic do të qendrojë tek Juventusi. Lajmi konfirmohet nga Drejtori Sportiv i klubit torinez, Beppe Marotta, duke hedhur poshtë të gjitha zërat për largimin e mundshëm të mesfushorit serb, për të cilin disa klube të rëndësishme europiane, shfaqën interesin e tyre.

Marotta mohoi edhe transferimin e sulmuesit Amauri tek Roma.

“Milos Krasic nuk është në merkato ndërsa përsa i përket Amaurit, nuk kemi hyrë në bisedime me Romën”, tha drejtuesi i bardhezinjve.

Më pas Marotta ka folur edhe për Carlos Tevez duke sqaruar se Juventusi është tërhequr nga gara për marrjen e shërbimve të tij, duke lënë në këtë betejë vetëm Milanin dhe Interin.

“Tevez është një futbollist shumë i fortë. Fakti që Milan dhe Inter kanë nisur bisedimet për të nuk na bezdis shumë, për më tepër në hoqëm dorë nga blerja e tij dhe kemi parasysh arsyet tona për këtë”, tha Marotta.

Top Channel