Durrës, bllokohen 200 kg kanabis e 10 kg heroinë

09/01/2012 21:55

Mbi 200 kilogramë hashash dhe 10 kilogramë heroinë jane kapur të hënën
në mbrëmje nga policia e Durrësit në një automjet që synonte të kalonte
në Itali me traget.

Si autor i dyshuar i trafikimit të lëndës narkotike u arrestua në flagrancë personi, i cili po kryente transportimin e saj drejt Italisë, shtetasi Tushemir Lleshaj, 29 vjec, banues në Fushë-Krujë.

Këtij shtetasi, rreth ores 19.10, ne piken e Kalimit Kufitar të Portit Detar Durres, gjatë kontrollit te ushtruar ne automjetin e tij kamion me targa gjermane, i cili do të udhëtonte me një nga tragetet e linjave drejt Portit të Triestes Itali, në pjesën e sipërme të mjetit, në një vend të përshtatur u gjetën 20 pako te mbeshtjella me natriban dhe me lëndë e cila dyshohet të jetë heroine si dhe 201 pako me lëndë që dyshohet si e llojit kanabis sativa.

Në dhjetor u sekuestrua një tjetër sasi prej 700 kg lëndë narkotike e cila ishte ngarkuar në një kamion që do të nisej po ashtu nga proti i Durrësit.

Ndërsa në fund të vitit, një gomone me dy shqiptarë në bord u kap në ujërat neutrale midis Sarandës dhe Korfuzit. Ndërsa në fillim të vitit, konfiskimi i parë ishte ai në qytetin e Korcës, ku policia bllokoi 42 kilogramë hashash.

Këto raste të trafikut të lëndëve narkotike në sasi të mëdha dhe të mbetura në tentativë flasin jo vetëm për forcën goditëse të këtij trafiku, por edhe për vazhdimësinë e kultivimit të bimës narkotike dhe pozicionimin e vendit tonë në listën e vendeve të origjinës së kanabis sativa në rajon.

Top Channel