Moti i keq, disa komuna të bllokuara

08/01/2012 11:30

Moti i keq që ka goditur Shqipërinë ka bllokuar katër komuna në Kukës dhe disa rrugë të tjera të rëndësishme në jugun e vendit.

Ishte kreu i Qendrës Operative të Emergjencave, Trifon Llupo, ai që dha të dhënat e fundit mbi kushtet metereologjike gjatë së dielës.

“Situata më problematike paraqitet në qarkun e Kukësit, ku komunat Shishtavec, Arrën, Zapod dhe Grykë Çaj janë të bllokuara nga bora me trashësi deri 50 centimetra”, informoi Llupo.

“Gjithashtu, po punohet për zhbllokimin e rrugës së Novoselës, në Ersekë. Vështirësi në qarkullim paraqet edhe rruga që lidh Korçën me fshatin e Dardhës”.

Megjithatë, situata është përmirësuar në komunat e bllokuara prej disa ditësh në Korçë, Shkodër, Dibër dhe Vlorë, të cilat janë zhvllokuar. “Situata është e normalizuar edhe në qafën e Llogarasë. Pavarësisht motit të keq, akset nacionale dhe rurale mbeten tërësisht funksionale”, u shpreh kreu i Qendrës Operative.

Top Channel