Lampard nuk rinovon, Inter-Lazio vëzhgojnë

07/01/2012 19:40

E ardhmja e Frank Lampard mund të jetë drejt Interit, pasi Chelsea informoi zëvendëskapitenin se nuk do t’i rinovojë kontratën që skadon në muajin qershor.

“Drejtuesit e klubit i thanë Lampardit gjatë Botërorit të Klubeve në Japoni se nuk do të ketë një rinovim kontrate dhe këtë e konfirmuan edhe një herë në janar”, informoi të hënën përfaqësuesi i futbollistit, Steve Kutner, në “Daily Mirror”.

Kjo do të thotë se 34-vjeçari do të jetë një futbollist i lirë në përfundimin e këtij sezoni dhe sipas mediave italiane, pavarësisht moshës së avancuar, ai është tërheqës për Interin.

Zikaltërit po kërkojnë një futbollist në gjendje që të organizojë lojën në mesfushë dhe për këtë arsye, po shikojnë disa alternativa afatshkurtra brenda Serisë A, midis të cilëve edhe Lodi i Catanias.

Një veteran, Lampard do të ishte në gjendje që t’i garantonte Interit profilin e futbollistit të kërkuar në këtë repart për dy sezonet e ardhshme.

Megjithatë, për të mbërritur tek futbollisti i kombëtares angleze, duket se Interi duhet të mposhtë rivalitetin e disa skuadrave, midis të cilave atë të Arsenalit, Lazios apo Los Angelos Galaxy në SHBA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA