Elbasan, vdes nga alkooli 56-vjecari

05/01/2012 10:25

Një burrë ka gjetur vdekjen në qytetin e Elbasanit për shkak të konsumimit të tepërt të pijeve alkoolike.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritete mjekësore lokale, sipas të cilave shtetasi Luftar Peqini, 56 vjec, u gjet pa ndjenja anës një rruge nga një patrullë policie.

Sipas burimeve, agjentët e shoqëruan atë për në spital pasi ishte ende në jetë, por mjekët e kanë pasur të pamundur ta shpëtojnë pasi alkooli i konsumuar kishte shkaktuar efektin e tij.

Top Channel