Topi: Falenderime për mjekët e policët

01/01/2012 00:00

Presidenti i Republikës, Bamir Topi dhe Zonja e Pare e vendit Teuta
Topi, gjate nje vizite ne maternitetnin “Koço Gliozheni” uruan femijet e
sapolindur dhe ne vecanti Roanin, foshnja e pare per 2012-en, ne kete
maternitet. Roani lindi vetem 2 minuta pasi kishte hyre Viti i Ri.

“Dëshiroj të shfrytëzoj këtë rast të bukur për të uruar dhe njëherë të gjithë shqiptarët: Gëzuar Vitin e Ri! Qoftë një vit i mbarë dhe i lumtur për të gjithë! Në këtë vit të rëndësishëm e historik për shqiptarët, në 100-vjetorin e Pavarësisë, në këtë ditë të mrekullueshme me diell, besoj që urimi shkon edhe për të porsalindurit, që të kenë jetë, të kenë shëndet, të rriten me ngrohtësi familjare, për të qenë nesër, me siguri, qytetarë dinjitozë të Evropës!
Unë do ta shfrytëzoj këtë rast për të falënderuar të gjithë ata që shërbyen gjatë gjithë natës së mbrëmshme. Kur të gjithë festonin, ata ishin në detyrë, duke filluar nga personeli mjekësor, personeli ndihmës, forcat e ruajtjes së rendit dhe të gjithë ata që kanë qëndruar jashtë festimit për t’u siguruar gëzim dhe hare të gjithë të tjerëve”, tha Topi.

Presidenti dhe bashkeshortja e tij paten edhe nje takim me personelin mjekesor të maternitetit, ku u shprehën atyre vlerësime për vëmendjen, përkushtimin e përkujdesjen e treguar për foshnjet, si dhe biseduan me nenat e reja.

Top Channel