Kryeministri Sali Berisha, i shoqeruar nga bashkeshortja ka ndjekur
serish traditen e vizites ne maternitetin Mbretëresha Geraldinë në
Tirane, per te uruar femijen e pare te vitit si edhe nenen e tij.
Kryeministri ka uruar Aleksandrin, femijen qe lindi i pari ne kete maternitet, por edhe te lindurin e pare ne gjithe Shqiperine, i cili erdhi ne jete ne maternitetin e Durresit..
“I uroj Aleksandrit të festojë 200 vjetorin e pavarësisë së pavarur. Lindi ditën e parë të vitit të 100-vjetorit. Në Durrës lindi fëmija i parë në Shqipëri edhe atij i uroj nga zemra shumë shëndet. Uroj që edhe ai te festoje 200-vjetorin e Shqipërisë së pavarërur”, tha Berisha.
Kryeministri tha se, kur u njoftua per dy lindjet e para ne vend, qe ishin te seksit mashkull kishte menduar se vendit po i lindin burra te mencur duke i krahasuar ata me patriotet me te medhenj shqiptare. E gjithe simbolika e kryeministrit perkon me diten e pare te vitit te 100 te pavaresise shqiptare.
“Fjalet që me erdhën ndër mend kur dëgjova për këto lindje ishin këto: lindën sot Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Isa Boletini; i lindën Shqipërisë burrat më të shquar të saj”, tha Berisha.
Top Channel