Elbasan, plagoset 17 vjecari, në kërkim autori

30/12/2011 00:00

Një 17-vjeçar nga Elbasani është qëlluar dy herë me thikë pas shpine,
ndërsa mësohet se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë për jetën.

Burime nga Policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në orët e vona të një nate më parë, kur 17 vjeçari Fatjon Cenaj, i cili ndodhej në një qendër interneti në lagjen “5 Maji“ shumë pranë banesës së tij, është qëlluar me thikë nga 20-vjeçari Xheni Kuka, i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia në bazë të te dhënave të marra, paraprakisht tha se shkak i plagosjes së 17- vjeçarit ka qenë një sherr që dy të rinjtë kishin bërë një orë para se të ndodhte ngjarja. Policia ka shpallur në kërkim 20 vjeçarin dhe po heton për rrethanat e ngjarjes.

Durrës, arrestohet 16-vjeçari, vrau xhaxhanë

Policia e Durrësit ka zbardhur vrasjen e emigrantit 34-vjeçar, trupi i të cilit u gjet në një barakë në prag të Krishtlindjes.

Afati per kthimin e nje shume prej 3 mije eurosh te vjedhura ne menyre sistematike ne shtepine e xhaxhait Fatbardh Hysa, ndersa ky ishte emigrant ne Greqi ka nxitur nipin 16-vjeccar te kryeje kete vrasje. Grupi hetimor permes zbardhjes se tabulateve telefonike te viktimes dhe provave te tjera shkencore te siguruara ne vendin e ngjarjes ka mundur te zbardhe vrasjen dhe te coje ne pranga nipin 16-vjecar per vrasjen e 34 vjecarit.

I dyshuari duke perfituar nga te qenurit ne emigrim te viktimes, ne menyre sistematike i ka vjedhur ketij te fundit ne shtepi rreth 3000 euro. Viktima, i vene ne dijeni per kete vjedhje nga e shoqja, me t’u kthyer nga Greqia ku punonte, ne daten 22 dhjetor, ka kontaktuar me te dyshuarin per kthimin e shumes brenda muajit dhjetor.

Nepermjet mashtrimit nipi i ka telefonuar dhe i ka thene se e kishte siguruar shumen qe i detyrohej dhe e ka terhequr prane barakes ku ndodhi ngjarja. Ne konflikt e siper me viktimen adoleshenti e ka qelluar disa here me thike duke i shkaktuar vdekjen. Policia deklaroi se ne castin e arrestimit te miturit i eshte sekuestruar shuma prej 140 euro qe i ka marre viktimes, nderkohe qe po punohet per gjetjen e thikes dhe bashkepunetoreve te mundshem te autorit, qe dyshohet te jene moshatare te tij.

 

Top Channel