Kosovë, protestë për ish-ushtarin e UÇPMB-së

29/12/2011 00:10

Dhjetëra qytetarë të Kosovës dhe Preshevës të mërkurën kanë protestuar para ambasadës zviceriane në Prishtinë.  Protestuesit i kanë bërë thirrje shtetit zviceran të mos e ekstradojë në Serbi ish-luftëtarin Shemësi Nuhiun shtetas i Kosovës.

Shemsi Nuhiu është arrestuar nga policia zvicerane, në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga autoritetet serbe.

“Shemsi Nuhiu është shtetas i Republikës së Kosovës. Andej ne e konsiderojmë jo të drejtë dhe jo legjitime tendencën e Serbisë për ndërhyrjen juridike në Republikën e Kosovës, e sidomos të ngrejë akuza kundër qytetarëve të saj, në periudha kohore kur Serbia nuk ka pasur qasje juridike dhe fizike në Republikëne Kosovës. Ngritja e aktakuzës, kundër “grupit të Gjilanit” në bazë të së cilës është arrestuar Shemsi Nuhiu, është vazhdimësi e veprimeve plotësisht politike”, Bejtullah Kadriu, përfaqësues i Organizatës “Vatra”.  
 
Kërkesën për mos ekstradim të shtetasit kosovar Shemsi Nuhiut tek autoritetet serbe, tre anëtarë të organizatës “Vatra”ia dorëzuan Ambasadës së Zvicrës në Kosovë.
 
Sipas protestuesve prokuroria për krime lufte e Serbisë ka ngritur një aktakuzë te pavertete kundër disa qytetarëve shqiptartë njohur si “grupi i Gjilanit”.

Sipas protestuesve ekstradimi nga ana e autoriteteve zvicerane siç është rasti i Shemsi Nuhiut për në Serbi, bie në kundërshtim me vendimet e Qeverisë zvicerane, për njohjen e shtetit të pavarur të Kosovës.

Protesta u organizua nga organizata jo qeveritare “Vatra”.

Top Channel