Afganistan, vriten dy ushtarë francezë

29/12/2011 19:40

Një ushtar me uniformën e Ushtrisë Kombëtare Afgane hapi zjarr dhe vrau dy ushtarë francezë gjatë së enjtes, konfirmoi Ministria Franceze e Mbrojtes.

Të ndjerët ishin pjesë e misionit të vendit të tyre në vendin e trazuar arab, duke shërbyer në kuadër të NATO-s. Sipas komunikatës zyrtare, ata u vranë nga një person që u infiltrua “nëpërmjet uniformës mike”, ndërsa ishin duke shërbyer në pozicionet e tyre në luginën e Kapisës.

Sipas zëdhënësit të Parisit zyrtar; një akt i tillë është “prej frikacakësh”, por ai theksoi se pavarësisht këtyre humbjeve, Franca mbetet e angazhuar në çuarjen deri në fund të misionit të saj në Afganistan.

Ministri i Mbrojtjes, u shpreh se “incidenti nuk do të dëmtojë procesin e dorëzimit të përgjegjësisë për sigurinë në forcat afgane vendase, proces që siç është vendosur edhe më parë, do të zgjasë deri në 2014-n”.

Në një deklaratë, Presidenti Nicolas Sarkozy shkruante se “mësoi me hidhërim të thellë” vrasjen e dy ushtarëve. Pas këtij incidenti, numri i viktimave të NATO-s në Afganistan gjatë këtij viti shkon në 553. Në të përfshihen jo vetëm ushtarët, por edhe personat e lidhur në forma të ndryshme me Aleancën.

Viti 2010 u mbyll në total me 711 viktima nga ana e NATO-s.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA